Pantiq e Ivanoviq në balotazh
Mitrovicë, 18 nëntor - Kandidati i Listës Srbska, Kërstimir Pantiq, dhe ai i SDP-së Oliver Ivanoviq do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, që do të zhvillohet më 1 dhjetor.
Këtë e bën të ditur një lajm i Radio Televizionit të Serbisë ku sipas këtij burimi Pantiq ka vetëm disa vota më shumë, porse numri i saktë i tyre do të dihet pasi të numërohen edhe votat me kusht, që mund të zgjasë disa ditë.
KQZ-ja ende nuk ka dalë me ndonjë rezultat për zgjedhjet e përsëritura dje në tri vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës.
Por është e sigurt se as Pantiq, as Ivanoviq nuk kanë fituar numrin e nevojshëm të vota për të qenë kryetar komune, do të thotë më shumë se 50 për qind të tyre.