Pantiq: Do t'i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare nëse ka presion
Mitrovicë, 31 mars - Mediat serbe transmetojnë se nëse do të ketë akoma presione ndaj serbëve në veri të Kosovës, me shumë mundësi serbët do t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Nëse vazhdohet me presione ndaj Qeverisë së Serbisë dhe ndaj serbëve, të cilët jetojnë në 4 komuna në veri të Kosovës, është i mundshëm një zhvillim i ngjarjeve , i cili askujt nuk do t’i shkonte për shtati, as Qeverisë së Serbisë, as bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë për TV Palma plus të Jagodinës, Kërstimir Pantiq, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovë dhe ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës.
"Kjo është pyetja: A ka të drejtë grupi joformal i njerëzve që të shpall Kuvendin e vet dhe autonominë në një pjesë të territorit. Nuk shoh se si GJND-ja do të mund të merrte tjetër vendim karrshi atij kur Prishtina ishte në pyetje”, tha Pantiq.