Pantiq: BE do t'i kërkoj Serbisë njohjen e Kosovës
Mitrovicë, 4 shkurt - Kryetari ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantiq, ka thënë se Serbia në rrugën drejtë BE-së do të ballafaqohet me sfida të reja.
Më vjen mirë që Serbia e ka fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, megjithatë kjo kandidaturë nuk do të thotë asgjë, ka thënë ai për B92.
Rruga drejtë anëtarësimit të plotë në BE është një proces i gjatë dhe me kushte. Unë jam i sigurt se pas kësaj nga Serbia do të kërkohet që të heq dorë nga interesat tjera në territorin e Kosovës, që të heq dorë nga sektori energjetik, telekomunikacioni, e pastaj shumë shpejtë si kusht do të jetë njohja formale e Kosovës, shton Pantiq.
Ai ka theksuar me tutje se qëndrime negative për statusin kanë dhënë edhe liderët tjerë të serbëve në veri të Kosovës.