Pantiç: Serbia duhet të verifikojë mandatin e EULEX-it
Mitrovicë, 3 gusht - Kryetari ilegal i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës, Krstimir Pantiç, ka thënë se Serbia duhet të verifikojë deklaratat e Prishtinës se mandati i EULEX-it do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
Nëse deklarata e Kuçit është e vërtetë, dhe se me BE-në është arritur marrëveshje për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe në dy vjet, por që baza ligjore e marrëveshjes të mos jetë Rezoluta 1244, kjo paraqet një shkelje brutale të marrëveshjes së BE-së me qeverinë e Serbisë dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit OKB-së për të mundësuar ardhjen e këtij misioni, ka thënë ai për Beta.
Sipas tij, qeveria serbe duke biseduar edhe me Catherine Ashton, duhet të sqarojë nëse është e vërtetë se mandati i EULEX-it do të zgjatet apo ky është një tentim tjetër i Prishtinës për të provokuar reagimin e qeverisë së Serbisë