18 Janar 2025

Pantiç: Nuk e njoh rezultatin në Veri

Mitrovicë, 19 nëntor - Kandidati i iniciativës qytetare “Srpska” për kryetar të Mitrovicës së veriut, Krstimir Pantiç ka thënë se nuk mund të pranojë rezultatin e procesit zgjedhor të së dielës.

Ai ka kërkuar hetim të detajuar të asaj që ka ndodhur me materialin zgjedhor.

Sic raporton televizioni serb, \"B92\", Pantiç është shprehur se rezultatet nuk janë në të njëjtën linjë me atë që duan votuesit.

\"Pavarësisht faktit që iniciativa ‘Srpska’ dhe unë i kemi fituar këto zgjedhje, nuk mund të pranoj rezultatet. Është e qartë që që nga ora 19:30 deri në orën 24, kur ka filluar numërimi i votave, ka pasur ndërhyrje në materiale zgjedhore”,-ka thënë ai.

Pantiç dyshon që njeriu që ka ndërhyrë në procesin e numërimit dhe materialit zgjedhor është pjesëtari i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Nenad Rikalo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)