15 Janar 2025

Panatiq: Prishtina kërkon intervenimin e KFOR-it në veri

Mitrovicë, 27 janar - Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq thotë se dëshira e Prishtinës është që provokojë incidente në veri, në mënyrë që të shtyjë një intervenim nga ana e KFOR-it në mënyrë që të ndalohet dialogu Prishtinë-Beograd.

Në drejtim të këtij skenari janë edhe përpjekjet e vazhdueshme të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që përmes ajrit të bëhet dërgimi i doganierëve dhe policisë kuftiare në pikë-kalimet Jarinje dhe Bërnjak, ka thënë ai, për media serbe.

“ Serbët nuk duan provokime dhe të gjitha protestat e qytetarëve serb në veri do të jenë krejtësisht të qeta”, ka thënë Pantiq.

Ai ka bërë të ditur se serbët e pjesës së veriut nuk do të pranojnë që të jetojnë në shtetin e pavarur të Kosovës, gjë që e kanë treguar edhe me anë të referndumin të 15 shkurtit të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)