Panariti: Nuk ka kërcënim që mund ti frikësojë shqiptarët
Prekaz, 27 korrik - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti iu është përgjigjur kërcënimeve për luftë të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.
Gjatë homazheve në Prekaz, Panariti ka deklaruar që nuk druhet nga këto kërcënime, por se shqiptarët janë përcaktuar për një tjetër politikë.
Nuk ka kërcënim që mund ti frikësojë shqiptarët, por kjo nuk është rruga që mund të zgjidhë problemet. Shqiptarët edhe në luftëra kanë treguar se janë popull paqedashës, që dëshiron të bashkëjetojë me fqinjët dhe asnjëherë nuk kanë qenë agresorë, ndaj dëshirojmë të vazhdojmë këtë frymë, ka thënë ministri Panariti.