PAN kërkon qe seanca të mbahet më 24 gusht
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar që seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të prezantohej kandidati i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit duhet të mbahet më 24 gusht.
Ai tha se ende duhet të ruhet dinjiteti i Kuvendit dhe sa herë që hyjnë në atë sallë duhet respektuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Hoxhaj theksoi se ideja e zgjedhjeve të parakohshme nuk ka qenë vetëm ndërrimi i qeverisës, por edhe hartimi i një programi qeverisës.
Hoxhaj propozoi 24 gushtin kur duhet të mbahet seanca në të cilën PAN do ta propozojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Ai kërkoi që të mos organizohen seanca të tilla siç janë mbajtur deri më tash dhe të shfrytëzohet foltorja për fjalime politike.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, kërkoi nga koalicioni PDK-AAK-NISMA që t’i përmbahen atyre që kishin thënë javën e kaluar.
“Takimin e kaluar kërkuat që seancën ta caktojmë më 17 a 18 gusht. Primare e kemi ta zgjedhim sa më parë kryetarin e Kuvendit”, tha Mikullovci.
Edhe Deputeti nga Alternativa Ilir Deda, tha se duhet të tregohet se pse janë tërhequr nga fjala e javës së kalur që seancën do ta ftoni këtë javë.
Deda shtoi se nuk është korrekte dhe si të besohet se PAN do të vijë në seancë më 24 gusht.
Edhe Deda theksoi se nuk duhet thirren seanca pa pjesëmarrjen e gjithë deputetëve nga të gjitha grupet sepse kjo situatë nuk po i bënë nder dhe po e acaron edhe me shumë qytetarët.