Palmer: Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë
Prishtinë, 1 dhjetor - Zëvendës shefi i misioni të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Peter Palmer, ka vlerësuar se procesi zgjedhor në tërësi deri më tani është duke shkuar mirë, përfshirë edhe veriun e Kosovës.
Në një deklaratë për Radio Kosovën, Palmer thotë se të martën ky mision do të publikojnë vlerësimin preliminar rreth raundit të dytë zgjedhor në Kosovë.
\'\'Ne jemi duke mbledhur të dhënat nga gjitha komunat për të krijuar një pasqyrë më të plotë rreth raundit të dytë të votimit. Deri tani ne i kemi pasqyruar të dhënat tona rreth hapjes së qendrave të votimit. Dhe në të gjitha ato qendra ku ne vëzhgojmë , procesi është duke shkuar mirë. Ne do të vëzhgojmë gjatë gjithë ditës, por do të jemi prezentë dhe në procesin e numërimit si dhe në pjesën tjetër të procesit të shpalljes së rezultateve. Prandaj nuk mund të them shumë sepse ende nuk i kemi të gjitha të dhënat nga vëzhguesit tanë në teren. Por, në të martën do të publikojmë të dhënat tona preliminare rreth të gjeturave të procesit zgjedhor, si gjatë raundit të dytë, duke përfshirë atë se çfarë ka ndodhur edhe në raundin e parë, duke përfshirë edhe votimin dhe numërimin e votave edhe sot. Ne kemi poashtu vëzhgues edhe në veri, si në çdo pjesë tjetër të vendit, dhe natyrisht që në raportin tonë preliminar do të flasim edhe për procesin zgjedhor në veri\'\', tha Palmer.