20 Janar 2025

Pal Lekaj thotë së AAK do të hyj në Qeveri

Prishtinë, 9 qershor - Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj nga AAK-ja ka pranuar rezultatin jo fot të mirë të AAK-së në këto zgjedhje.

Ai në një prononcim për Klanin ka thënë se me gjeth rezultatin jo fort të mirë AAK do të jetë çelës kyç në qeveri, duke lënë të kuptohet për një koalicion të mundshëm.

Këtë mundësi Lekaj e ka parë si trenin e fundit të AAK-së për të hyrë në qeveri.

Sa i përket postit të Kryeministrit, Lekaj nuk ka dashur të komentoj por ka thënë se kjo mbetet të shihet pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Shohim pas certifikimit të rezultateve, gjithçka është e mundur në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet pasi që sipas tij ka dal mjaft i votuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)