Pakoja ligjore përbën bazën e administratës shtetërore
Prishtinë, 6 prill - Në
Prishtinë, nën organizimin e Ministrisë së Administratës Publike po
mbahet takimi me rastin e fillimit të hartimit të Pakos legjislative, që
ka të bëjë me reformën në administratës publike.
Në këtë takim, pos përfaqësuesve të Grupit punues, po marrin pjesë
deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga
institucionet e shtetit, nga sindikatat dhe shoqëria civile.
Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, me këtë rast theksoi se, me Pakon
Ligjore, ku bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e
Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe
Projektligji për Pagat synohet ndërtimi i bazës së administratës
shtetërore.
Ndaj, nga ky aspekt, ky vit do të jetë viti reformave të thella në
administratën publike dhe me ndikim pozitiv në punën e administratës
publike përball kërkesave të qytetareve dhe të bizneseve.
Me një fjalë, me këto ligje, synohet të krijohet modeli i
administratës së shtetit të Kosovës, model ky që do të jetë i pranuar,
në të ardhmen, në familjen administrative të Bashkimit Evropian.
Mbi këtë bazë, ministri Yagcilar përmendi disa nga synimet kryesore, që
nëpërmjet dispozitave kushtetuese të krijohen strukturat organizative
shtetërore të funksionimit dhe të kemi zyrtarë publikë të përgatitur nga
të cilët do të kë kërkohen përgjegjësi dhe llogaridhënie, pa lënë
anash caktimin e pagave në harmoni me ligjin dhe rregullat e qarta dhe
të thjeshta që krijojnë zgjidhje të mundshme dhe efikase.
Ministri Yagcilar, në takim foli për rolin dhe funksionin e secilit
ligj, që është pjesë e kësaj pakoje, në drejtim të rregullimit të
administratës shtetërore dhe të statusit të agjencive dhe institucioneve
të pavarura.
Për rolin e Pakos ligjore dhe të ligjeve si pjesë e saj, folen edhe
deputetet: Safete Hadergjonaj, Blerta Deliu, Nait Hasani dhe
koordinatori nacional për refoma shtetërore, të cilët vlerësuan rolin
dhe rëndësinë e Pakos ligjore për ndertimin e një administrate
shtetërore në harmoni me standardet e BE-së.