19 Janar 2025

Pajiset me vizën e parë greke valide në zonën Schengen

Prishtinë, 27 mars - Takimi lamtumirës i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur me simbolikën e dorëzimit të vizës së parë Schengen të Greqisë në pasaportat kosovare, dedikuar për ministrin Hoxhaj.

Këtë simbolikë, në prani të gazetarëve, ambasadori Moschopoulos e ka shpjeguar me faktin se ministri Hoxhaj ka qenë shumë këmbëngulës që prej vizitës së fundit në Athinë dhe takimet e fundit që viza greke të vendoset në pasaportat kosovare dhe të vlejë për tërë zonën Schengen.

“Fillimisht ne kemi lëshuar viza në një letër të veçantë për qytetarët e Kosovës, por kjo ka shkaktuar konfuzion. Por, vitin e kaluar ministri Hoxhaj ka qenë në vizitë tek ministri i Jashtëm grek dhe ka folur për këtë dhe ka kërkuar që vizat për qytetarët e Kosovës të lëshohen në pasaportën e Kosovës. Tani kjo vizë është valide për tërë zonën Schengen përjashto Spanjën”, tha Moschopoulos, duke prezantuar në konferencë një pasaportë me një vizë të tillë që është lëshuar disa ditë më herët. 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin, duke e quajtur mik të tij dhe të Kosovës. Ai ka thënë se përkundër faktit që Greqia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërmjet dy shteteve ekziston një bashkëpunim shumë i mirë institucional.

“Në rastin e Greqisë ajo deri më tash nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Miku im Dimtirs dhe unë kemi provuar një qasje të re të cilën e kemi quajtur si bashkëpunim institucional, sesi të kemi njohje të pasaportës së Kosovës, të vizave Schengen, se si të kemi anëtarësim të Kosovës në organizata të ndryshme evropiane, ku Kosova është anëtarësuar si shtet sovran dhe i pavarur, sesi të kemi mbështetje nga Greqia për MSA-në, dialogun dhe liberalizmin vizave për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza”, tha Hoxhaj. 

Në interesimin e  gazetarëve për shërbimet konsullore që ofron Kosova për qytetarët me banim jashtë vendit, ministri Enver Hoxhaj ka paralajmëruar lansimin e një pako të re shërbimesh dhe marrjen e një vendimi  për uljen e gjitha tarifave për këto shërbime.

“Kemi një informatë që shërbimet konsullore që i ofron Republika e Kosovës në vende të ndryshme të botës janë të shtrenjta. Kemi bërë një analizë të plotë dhe besoj që brenda disa ditësh unë do të marrë një vendim që do të ulen të gjitha tarifat, pagesat për shërbimet konsullore”, tha Hoxhaj, duke shtuar se shërbimet konsullore do të jenë shumë më të lira dhe shumë më efikase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)