20 Janar 2025

Pajaziti: Kushtetuta ia mundëson PDK-së krijimin e qeverisë

Prishtinë, 15 qershor - Ish deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, thotë se PDK është fituesja e zgjedhjeve parlamentare dhe rrjedhimisht kushtetuta i jep mundësinë të krijojnë qeverinë me partnerë e tjerë të mundshëm.Duke komentuar procesin zgjedhor, Pajaziti thotë se Kosova ka kaluar një test të rëndësishëm me zgjedhjet.

“PDK është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe rrjedhimisht Kushtetuta i jep mundësinë të krijojë qeveri me partner tjerë të mundshëm. Tendenca për ta penguar këtë proces paraqet një tentim për ta penguar vullnetin e votuesve, qytetarëve të vendit” , ka thënë Pajaziti për rajonipress.

Pajaziti thotë se nuk kanë pasur deri më tani ndonjë veprim politik aq të papjekur dhe aq të rrezikshëm për demokracinë dhe proceset që na presin.

”Personalisht kam pritur që rezultati i dobët i disa partive të reflektojë në veprime reformatore partiake e jo në veprime që mund të nxisin reagime të ngjashme në dëm të qytetarëve dhe që krijojnë precedencë për zgjedhjet tjera”.

Sipas Pajazitit, këto veprime përveç tjerash e venitin imazhin jashtëzakonisht të mirë që u krijua.

”Kosova posa e kaloj testin me notën më të mirë, me zgjedhje të realizuara më së miri. Unë pres reflektime më të pjekura në ditët në vijim. Ne do të sillemi me përgjegjësi në të mirë të vendit, qeverisjes, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. I ftoj të gjithë votuesit, e qytetarët që të mos bien pre e provokimeve. Ne jemi këtu për të marrë përgjegjësitë në të mirë të interesave të vendit” tha Pajaziti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)