20 Janar 2025

Pajaziti: Jemi të hapur për koalicione, zgjedhjet e reja s’i do askush

Prishtinë, 21 qershor - Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, beson se partitë opozitare do të reflektojnë dhe pas certifikimit të rezultateve do të ulën dhe të bisedojnë me partinë e parë për të formuar Qeverinë.

Sipas tij, sinjalin e parë të keq, opozita e ka dërguar duke mos e uruar fituesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe pastaj duke u munduar t’ia ndalin hovin e fitores PDK-së.
 
“Ashtu siç kanë shkuar këto zgjedhje të lira dhe demokratike, kam pritur që mbrëmjen e vonë të datës 8 qershor ka me pas një kurajë të atyre që nuk i fitojnë zgjedhje me ia uru partisë më të madhe. Kjo s’ka ndodhur dhe ky është sinjali i parë negativ që pasuar pas zgjedhjeve me një tendencë për bllokadë”, ka thënë Pajaziti, për Express, të shtunën.
 
“Ky ka qenë një veprim politik për të ndalë hovin e fitores së PDK’së”, ka shtuar ai.
 
Ndryshe, LDK, AAK dhe Nisma kanë bërë një koalicion paszgjedhor me përkrahjen e Vetëvendosjes dhe kanë paralajmëruar formimin e Qeverisë së re.
 
Por, kjo shihet e pamundshme nga ish-Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë PDK-LDK.
 
Zenun Pajaziti thotë se inatet e liderëve të opozitës me fitoren e PDK’së duhet t’i largojnë dhe të veprojnë për të mirën e qytetarëve.
 
Sipas tij, askush nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja dhe për të mos i maltretuar qytetarët edhe me një proces zgjedhor, ai kërkon bashkëpunimin e opozitës me partinë e parë.
 
“Përgjegjësinë do ta marrin ata që e bllokojnë procesin. Mendoj se deri në këtë kohë partitë opozitare do të reflektojnë karshi votuesve të tyre – qytetarëve – dhe besoj se do t’i lënë anash inatet personale që i kanë me lidershipin e PDK’së, por edhe me egon personale që atyre që duhet të reformohen e jo riciklohen në procese politike”, ka thënë ai.
 
Pajaziti thotë se PDK është e interesuar të formojë Qeveri stabile për të jetësuar programin e paraqitur para qytetarëve të Kosovës.
 
“Do të jemi të hapur për të bërë një Qeveri sa më stabile. Mendoj se lidershipi i PDK’së duhet t’i ftojë shumicën e liderëve të partive politike, të cilët jam i sigurt se do të reflektojnë sepse asnjëri prej tyre s’janë të gatshëm ta çojnë vendin në zgjedhje të reja”, ka shtuar Pajaziti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)