Pajaziti: E bëmë kompromisin e gjerë për interes të Gjilanit
Prishtinë, 7 shtator - Zenun Pajaziti, njëri nga fytyrat më të rëndësishme të PDK-së, për thyerjet politike në PDK i vlerëson të jenë proces i zhvillimit politik i cili ka quar në një kompromis të përgjithshëm.
Ai vlerëson zhvillimet e fundit në PDK-n e Gjilanit që kanë të bëjnë me emrin e tij dhe të PDK-së janë pasqyrim i realitetit dhe synimit të lidershipit të PDK-së për të bërë zgjedhjet e duhura për partinë dhe për qytetarët.
Unë kam një edukatë te formuar nga e kaluara dhe përvoja ime, vi nga një familje e cila me thërret në përgjegjësi për të qenë i përgjegjshëm kur vihet ne pyetje interesi i përgjithshëm, thotë Pajaziti.
Deri dje kreu i PDK-së në Gjilan, kandidat më i përfolur për kandidat për kryetar, flet i qetë, i relaksuar dhe i bindur se lidershipi i PDK-së ka bërë zgjedhjen kompromis te gjere dhe të pranueshëm për qytetin e tij të lindjes, të cilën siç thotë ai, e do shume!
Unë shpreh bindjen time, se Gjilani ka një vlerë të posaçme në hartën e PDK-së dhe të vendit. Gjilani, historikisht nga këndej ka pasur burra të vendimmarrjes të cilët janë në gjendje që në momente kruciale për vendin kanë mare vendime te mëdha për të mirën e përgjithshme.
Sipas Pajazitit, PDK në Gjilan, po hynë në një faze të re te sfidës se marrjes se mandatit të tretë, dhe kjo është më e rëndësishmja, sipas tije edhe për qytetarët e Anamoravës.
Lidershipi i PDK-së ka pasur parasysh strukturat, kërkesat dhe interesimet e grupeve të ndryshme te interesit, për të ecur në një fitore të radhës. Kosova, tanimë është para sfidave të mëdha dhe neve na duhet një politike edhe me aktive, një koncept i ri politik, i cili qytetaret dhe shtetin tone te ri, i qon shume me shpejte ne integrime regjionale dhe euroatlantike, thotë Pajaziti.
Zenun Pajaziti, në dukje I sfiduar në zhvillimet në parti, lë të kuptohet i vendosur ne qetësinë e disiplinës partiake për nje kompromis të përgjithshëm.
PDK dhe Gjilani, kanë nevojë për një komunitet politik që qon në kthimin e Gjilanit në një vëmendje më të madhe te vendimmarrjes në vend. Këtë nevoje për një rol të ri të Gjilanit tanimë e di edhe lidershipi i PDK-së dhe kreu i saj Hashim Thaqi, thotë Pajaziti. /xlpress.tv