17 Maj 2024

PAI përgëzon shqiptarët për 28 Nëntorin

Prishtinë, 28 nëntor - Krerët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim të Kosovës (PAI) nëpërmesë një telegramit të urimit dhe një komunuikate për mediat drejtuar krerëve më të lartë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të mërkuren kanë uruar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë duke ju uruar nga zemra kremtën e 28 Nëntorit , Festën e Flamurit.

Në telegramet e urimit ndër të tjera veq urimit dhe përgëzimit me sinqeritetin më të madhë njerëzorë ndër të thuhej si vijon "Ka shekuj me radhë që fatin e ekzistencës së ashkalinjëve si popull në Ballkanin e trazuar por edhe në Shqipëri dhe Kosovë që nga kohërat më të lashta e në veqanti në luftën e fundit në Kosovë përballë falangave serbe në kohën kur edhe ishte në pyetje ekzistenca e vëllezërve tanë që donin të zhbënin shqiptarët nga trojet etnike e lidhëm me fatin e mbijetesës kolektive të shqiptarëve e të kosovarëve të në dyja shtetet duke e ndarë të keqen atëherë në kohëra lufte por edhe të mirat tash në kohë paqeje .

"Kështu do të jetë edhe në të ardhmën duke qe së bashku në të mirën por edhe të keqen si vëllau me vëllaun.Sa bashku me juve e fituan luftën dhe së bashku me juve do ta fitojmë edhe paqen duke u bërë pjesë e NATO-s dhe të BE-së", thuhej ndër të tjera në urimin e krerëve të PAI-së, që e bëri lideri i saj, Etem Arifi ndryshe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Telegrami dhe komunikata për mediat shqiptare dhe kosovare është nënshkruar nga nënkryetari i PAI-së për nivel Kosove ,Agim Hyseni, ndryshe edhe lider i ashkalinjëve llapjan dhe njëherësh edhe kryetar i OJQ-së, Shpresa Demokratike që ka bërë shumë në përmirësimin e kushteve të jetesës për ashkalinjtë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)