Pacollit i ofrohet posti i zv-kryeministrit dhe kryediplomatit
Prishtinë, 12 shkurt - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e rifreskon ofertën për Aleancën Kosova e Re (AKR), por, nuk e përfshin postin e Presidentit.
Liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i janë ofruar dy funksione në ekzekutiv për t\'i ushtruar njëkohësisht - të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Në pakon ofertuese për AKR-në, Thaçi ka futur edhe tri ministri dhe pozitën e krut të Kuvendit.
Mirëpo zyrtarët e AKR-së e kanë hedhur poshtë menjëherë këtë ofertë. Ata e duan postin e presidentit, një zëvendëskryeministër, gjashtë ministra dhe gjashtë zëvendësministra. Në të kundërtën, preferojnë të mbesin në opozitë
Nënkryetari i AKR-së Ibrahim Makolli ka thënë se më mirë do të rrin në opozitë se sa të heqin dorë nga posti i Presidentit.