Pacolli viziton Sudanin dhe Etiopinë
Prishtinë, 22 mars - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovë, z.Behgjet Pacolli ka filluar edhe nje turne lobimi në disa shtete të kontinentit afrikan.
Në kuadër të përgjegjësive shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës, z.Pacolli do të vizitojë (të enjten dhe të premten ) Republikën e Sudanit.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme me udhëheqës të lartë shtetërorë të këtij shteti, të cilëve do tu parashtrojë kërkesën për njohjen e Republikës si shtet të pavarur dhe Sovran.
Pas Sudanit, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të udhëtojë për në Republikën Federale demokratike të Etiopisë.