19 Janar 2025

Pacolli: U fuqizuam me punë

Prishtinë, 18 dhjetor -  Lideri i Aleancës Kosova Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë të martën se kjo parti është fuqizuar në zgjedhjet lokale, posaçërisht me fitoren në komunën e Gjakovës dhe të Mitrovicës.

Në një intervistë për “Epokën e re” Pacolli ka thënë se AKR-ja vazhdon rrugëtimin suksesshëm drejt fuqizimit të mëtejshëm në skenën politike.

Ai ka premtuar se gjatë mandatit qeverisës në Gjakovë dhe Mitrovicë do të ketë rritje ekonomike dhe zgjedhje të problemeve me të cilat ballafaqon qytetarët. Në këtë kontekst, Pacolli ka thënë se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të jenë shërbëtorë të qytetarëve.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se shumëkush ka menduar se subjekti i tij politik ka humbur me hyrjen e tij në qeverisje.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale e dëshmuan të kundërtën. “Puna jona e ndershme në qeverisje na u shpërblye nga qytetarët në zgjedhjet lokale duke fituar dy komuna. Besoj shumë se AKR-ja do të jetë një forcë politike e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë mbështetje më të madhe nga qytetarët”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka folur edhe për procesin e shtetndërtimit, duke vlerësuar se Kosova është duke u fuqizuar si shtet. “Në këtë kohë Kosova është duke vazhduar të faktorizohet si shtet me një miqësi të fuqishme me vendet e rëndësishme të botës. Kosova është njohur më tepër se nga gjysma e shteteve të botës dhe jemi duke punuar fuqishëm që shteti ynë të jetë pjesë e OKB-së”, ka thënë Pacolli.

Duke folur për ulëset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës, Pacolli ka thënë se është shprehur pro vazhdimit të ulëseve të rezervuara për minoritetet.

“Ky është mendimi im personal, i cili mund të mos jetë në përputhje me mendimin e partisë. Konsideroj se duhet të jenë ulëset e rezervuara edhe për dy mandate sepse kemi të bëjmë me njerëz shumë konstruktivë, të cilët kanë kontribuar për proceset e ndryshme në të cilat ka kaluar shtetit i Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Lideri i AKR-së insiston që presidenti i vendit të zgjidhet nga qytetarët, pasi vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të fuqizohet roli i presidentit të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)