28 Prill 2024

Pacolli thotë se ka sjellë 13 njohje gjatë vitit 2011

Prishtinë, 24 dhjetor - Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, në një takim me anëtarsinë e AKR-së në mbarë Kosovën sot ka folur rreth suksesit të kësaj partie gjatë këtij viti që është në koalicion me PDK-në.

Pacollu i tha ministrave qe janë nga radhet e partisë që udhëheq se asnjë emër që vjen nga AKR nuk po përflitet për skandal apo për korrupsion dhe se puna e tij kryesore gjatë këtij mandati ka qënë  lobimi.

Sipas tij me turnet që ka bërë në Afrikë rrënjësisht kanë ndryshuar mendime të shumë shteteve që ishin kundër pavarësisë së Kosovës.

Ai përmendi si shembull Gabonin që sipas tij ishte kundërshtar i fortë i pavarësisë, por vizitat në këtë shtet kanë bërë që ky qëndrim të ndërroj rrënjësisht. Pacolli nuk harroj të përmend se 13 njohje që kanë ardhur këtë vit janë meritë e punës së tij.

“Pos këtyre 13 njohjeve që kanë ardhur drejtpërdrejte me angazhimin tim prej sa jam në Qeveri, janë edhe dhjetëra njohje për të cilat është punuar shumë dhe i presim të vijnë shumë shpejt”, ka thënë Pacolli, raporton Indeksonline.

Pacolli tha se edhe turnet që i ka zhvilluar për lobim i ka bërë me financa të veta duke kursyer buxhetin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)