Pacolli takoi presidentin e Beninit Yayi Boni
New York, 28 shtator - Në vazhdim të qëndrimit në New York, zëvendëskryemninistri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Beninit, Yayi Boni, njëherësh kryesues i Unionit Afrikan.
Gjatë bisedës shumë miqësore, zëvendëskryeministri Pacolli falenderoi presidentin Boni për angazhimin e tij personal dhe të shtetit të tij në drejtim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.
Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, mori premtimin nga presidenti Boni për vazhdim të përkrahjes deri në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet afrikane.
Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me delegacionet e Ganës, Domenicas, Lesothos etj.