Pacolli sot merr postin e Zëvëndeskryeministrit
Prishtinë, 12 prill - Behgjet Pacolli do të paraqitet sot në kryeministri për të marrë postin e Zëvëndeskryeministrit të Kosovës.
Krahas zyrës, Pacolli do t`i duhet të qartësojë me Hajredin Kuçin edhe çështjen e kompetencave së koordinimit të zëvendëskryeministrave.
Ndërkohë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit do t`i duhet që në ditët e ardhshme të sqaronte se kush është zëvendëskryeministri kryesor.
Ndërkohë Behgjet Pacolli u largua nga posti i presidentit të Kosovës pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të paligjshëm zgjedhjen e tij në krye të shtetit.