Pacolli: Situata në Kosovë e pashpresë
Prishtinë, 3 mars - Behgjet Pacolli ka paralajmëruar fuqizimin e AKR-së në skenën politike, duke thënë se ky subjekt politik u duhet qytetarëve të Kosovës.
Pacolli për Epokën e re ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në ekipin e tij dhe strukturat e partisë.
Ai ka folur edhe për çmimin Nderi i Kombit, me të cilin është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pacolli ka thënë se me këtë dekoratë nuk është dekoruar vetëm ai, por e gjithë Kosova. Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, ai ka thënë se këtë çmim nuk e ka blerë, por e ka fituar me punë.
Mos u bëni qesharakë me mitologjinë e blerjes së titujve. Nëse do të doja do të kisha blerë pushtet, institucione apo vota, ka thënë Pacolli.
Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK-LDK, duke shprehur qëndrimin se ky koalicion vështirë se do të mbijetojë, edhe pse në letra i ngjan koalicionit gjerman.