Pacolli shton kërkesat për poste qeveritare
Prishtinë, 26 shkurt - Behgjet Pacolli, përveç Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do tia kërkojë Hashim Thaçit edhe një Ministri tjetër ose katër poste zëvendësministrash. Këto vende atij i duhen për Partinë e Drejtësisë, e cila përmes një letre, i ka kërkuar gjysmën e posteve qeveritare.
Ndërkohë, për Ministër të Zhvillimit Ekonomik, kandidat i AKRsë është Fadil Ismajli, aktualisht drejtor i KOSTTit, shkruan sot gazeta \"Express\".
Behgjet Pacolli po pret kthimin e Hashim Thaçit nga Koreja e Jugut që të nisë bisedimet për ri-dizajnimin e Qeverisë së Kosovës.
Këto janë ndryshimet e para në Ekzekutiv, qysh kur dy liderët nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje, dy vjet më parë.
Në takimin e fundit është rënë dakord që Ministria e Zhvillimit Ekonomik ti jepet Koalicionit për Kosovën e Re, por Pacolli duket se është i shtrënguar ti kërkojë Thaçit edhe poste të tjera qeveritare.
Burime të Gazetës Express kanë thënë se Partia e Drejtësisë, e cila garoi në zgjedhjet e fundit me KKRnë, përmes një letre i ka kërkuar Kryetarit të AKRsë hise shtesë.
Partia e Drejtësisë kërkon të paktën dy poste zëvendësministrash ose Ministrinë e Kulturës apo atë të diasporës, ka thënë një zyrtar i AKRsë për Express në kushte anonimiteti.