Pacolli: Serbia të heqë dorë nga kërcënimet
Prishtinë, 17 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj kërcënimeve te Serbise te cilen e keshillon te mos futet në aventurat e kërcënimeve rreth heqjes me dhunë të lapidarit.
Serbia assesi nuk duhet të futet në aventura të tilla, siç janë kërcënimet, apo presionet e vazhdueshme për heqjen me forcë të Lapidarit të UÇPMB-së, në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan ai në Facebook.