Pacolli refuzon ofertën për kryetar Kuvendi
Prishtinë, 11 shkurt - Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Takimi është zhvilluar në shtëpinë e liderit të AKR-së, Pacolli në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Kreu i PDK-së Hashim Thaçi i ka ofruar Pacollit postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ofertë që është refuzuar nga AKR-ja.
Pacolli nuk ka hequr dorë nga insistimi i tij për të marrë postin e të parit të vendit.
Paralajmërohet për bisedime të reja ndërmjet krerëve të PDK-së dhe AKR-së në mënyrë që të arrihet marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës.