Pacolli premton se njohjet do të vijnë këtë muaj
Pacolli premton se njohjet do të vijnë këtë muaj
Prishtinë. 20 qershor - Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se Kosova së shpejti do të njihet edhe nga disa shtete.
Nuk mund të them se do ti kemi 50 njohje përnjëherë, por do të kemi shumë njohje, sepse jemi duke e dhënë maksimumin, prandaj edhe procesi do të shkojë përpara. Shumë sinqerisht dhe me përgjegjësi të lartë po ju them se njohje për Kosovën do të ketë në këtë muaj dhe muajt e ardhshëm, ka thënë Pacolli.
Ai ka treguar se diplomacia kosovare ka një koordinim si asnjëherë më parë edhe me qendrat e fuqishme të lobimit. Në një intervistë për Epokën e re, Pacolli u është kundërpërgjigjur edhe kritikave të opozitës. Ai u ka rekomanduar përfaqësuesve opozitarë që në vend se të kritikojnë, të kontribuojnë në shtimin e njohjeve.
Ndërkaq, mungesën e deritanishme të suksesit në lobim, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolii, e ka arsyetuar me faktin se Serbia po e përdor dialogun teknik në mes të dy shteteve për ti penguar njohjet. Pacolli ka bërë me dije se përsëri do ta zhvillojë një turne lobues në Afrikë, nga ku pret rezultate konkrete