Pacolli porositë studentët punoni me shpirtë që të keni sukses
Si cdo herë, z. Pacolli u ndje shumë i relaksuar para studentëve, respektivisht të rinjëve dhe të rejave të Kosovës.
"Nuk është e mjaftueshme të investosh gjithë kohën dhe dijen që të arrish suksesin. Sipas kalkulimit tim kjo është vetëm 45 %. Për sukses duhet të investoni shpirtin tuaj!", tha në fjalimin e tij hyrës presidenti Pacolli.
"Ndonëse inkuadrimi im në politikë, ka qenë pa plan, Kosovës i është nevojitur prezenca jonë në skenën politike" - vazhdoi ai. Për më tepër presidenti Pacolli, ligjeratën e tij kryesisht e orientoi drejt ekonomisë globale dhe shtetndërtimit.
"Shteti i Kosovës nuk është ndërtuar vetëm tani kur është shpallur pavarësia, përgatitjet për shtetndërtim kanë filluar qysh nga rezistenca e kahmotshme e qytetarëve të Kosovës", shtoi Pacolli.
Ndër të tjera z. Behgjet Pacolli paralajmëroi librin e ri, i cili përshkruan jetën e tij gjatë viteve 2003-2007, ku atë botë ishte zhvendosur në Uashington D.C ku loboi për Pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, njëri nga drejtuesit e kolegjit e "Universum", Suat Berisha, falenderoi z. Pacollin për këtë komunikim me studentët. "Përmes këtij komunikimi, u kuptua filozofia e konceptit të programit dhe shpirtit të z. Pacolli", përfundoi Berisha.