Pacolli nuk merr pjesë në pranim dorëzimin e detyrës së Presidentit
Prishtinë, 4 prill - Behgjet Pacolli, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit.
"Duke u bazuar në nenin 90 te Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese datë: 01 Prill 2011, Behgjet Pacolli nuk mund të bejë dorëzimin e detyrës së Presidentit tek Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi", thuhet në njoftimin e Zyres për informim e Presidencës së Kosovës.
Ky vendim vjen edhe për faktin se Jakup Krasniqi tashme ka filluar ta ushtroj detyren e Presidentit andaj, Behgjet Pacolli e sheh të panevojshme të marrë pjesë në ketë ceremoni.