Pacolli nuk kalon as në raundin e parë e as në raundin e dytë
Prishtinë, 22 shkurt - I nominuari për President të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli nuk arriti të kalojë as raundin e dytë të votimit në Kuvend për President të Kosovës. Megjithatë, në raundin e dytë Pacolli ka fituar katër vota më shumë të deputetëve se në raundin e parë.
58 deputetë votuan për zgjedhjen e Behgjet Pacollit për President të Republikës së Kosovës, 7 votuan kundër dhe 2 fletëvotime sërish u shpallën të pavlefshme për shkak se ishin të zbrazëta.
Pacolli nuk arriti të fitojë votat e mjaftueshme të deputetëve në raundin e parë të votimit.
Për Behgjet Pacollin President votuan 54 deputetë nga 67 sa ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit. 11 deputetë votuan kundër, dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Në votime nuk janë duke marrë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës.
Deputetët janë duke votuar për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit.
Për tu votuar Presidenti, në raundin e parë duhen dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa për raundin e dytë po aq vota, dhe së fundi, në raundin e tretë nevojiten 61 vota për tu zgjedhur Presidenti.
Në raundin e tretë dhe të fundit, Behgjet Pacolli duhet të fitojë të paktën 61 vota të deputetëve për tu zgjedhur President.