Pacolli nuk e mendon largimin nga qeveria
Prishtinë, 21 shtator - Zëvendes kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se nuk e ka në plan të largohet nga Qeveria, pavarësish skandali të Gandit.
Lideri i AKRsë e ka shfajësuar veten, duke thënë se në këtë ngjarje është vetëm viktimë. Zëvendëskryeministri ka treguar një barsoletë me lopën dhe hajnin.
Behgjet Pacollit nuk ia ka lënë shenjë afera e Hotel Grandit. Ai nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga pozita e Zëvendëskryeministrit të Parë.
Për aferën me të cilën është duke u marrë policia dhe prokuroria, lideri i AKRsë është mjaftuar vetëm me një sqarim, të cilin e ka publikuar në Facebook.
Ditë më parë në media është publikuar një deklaratë e Pacollit, ku ky i fundit ka thënë se Astrit Haraqija nga Lista Ibrahim Rugova ia ka kërkuar 3.6 milionë euro për ti ndihmuar rreth pronësisë së hotelit Grand.
Rreth tërë kësaj, prokuroria tashmë ka nisur hetime, derisa Pacolli mund të përballet me drejtësinë edhe për faktin që nuk e ka denoncuar Haraqinë me kohë.