Pacolli: Nuk duhet të luajmë me misionin e EULEX-it

Prishtinë, 30 korrik - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se as Qeveria dhe as Kuvendi nuk duhet që të luajnë me mandatin e EULEX-it, për sa kohë ka autorizim për të qëndruar në Prishtinë deri në 2014.
Sipas Pacollit mandati i Misionit të EULEX-it për rend dhe ligj do të rishqyrtohet kur të vijë koha për të gjitha variantet.
Ne jemi shtet serioz dhe ne i kemi dhënë EULEX-it mandat deri në vitin 2014\">2014. Kjo është konfirmuar edhe në Parlament. Ne nuk mund të nxjerr sot një vendim e nesër një tjetër\", ka thënë Pacolli, për Express.
Në Kuvendin e Kosovës ditë më parë është organizuar një debat për mandatin e EULEX-it, ku është paralajmëruar një skenar për dhënien fund të mandatit të tij. Këto paralajmërime sipas Pacollit, janë të panevojshme madje është i nxituar.
Ka qenë i ngutur debati për mandatin e EULEX-it. Këto veprime të institucioneve tona nuk janë serioze, ka thënë Pacolli.
Ai thotë se në vitin e ardhshëm duhet të diskutohet nëse misioni më të madh evropian për sundim të ligjit t\'i jepet ose jo mandat shtesë.
/Express/