03 Maj 2024

Pacolli nuk do të garojë për president

Prishtinë, 19 mars - Behgjet Pacolli është lodhur nga skena politike e Kosovës. Lideri i AKR-së thotë se nuk është i interesuar t’i hyjë garës për postin e Presidentit të Republikës në këto rrethana të prapaskenave, intrigave dhe ndërskëmsave. Parlamenti i duket një arenë fyerjesh e sharjesh, e ku nuk prodhohet asnjë alternativë.

Në një intervistë për Express, Pacolli ripërsërit kërkesën për ta marrë edhe një ministri, derisa konsideron se fusnota do t’i ndihmojë vendit.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli nuk ka vendosur afate të reja për zbatimin e marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.

Por, ai vazhdon të presë nga Kryeministri që t’ia ndajë këtë ministri.

Një vit më parë, Behgjet Pacolli kishte vënë si afat shtatorin e kaluar si datë kur duhej të respektohej marrëveshja, por për shkak të zhvillimeve në vend, ai thotë se nuk ka dashur të shkaktojë probleme.

“Marrëveshja është në realizim e sipër. Por, ju e keni parë se me çfarë intensiteti ka punuar Qeveria kohëve të fundit dhe do të ishte shumë jonormale të ndalemi dhe të bëjmë probleme. Megjithëkëtë, marrëveshja do të realizohet. Nuk ka tjetër”, ka thënë Pacolli, në një intervistë për gazetën Express.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për edhe një ministri plus dhe disa poste zëvendësministrash”, vazhdon ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)