Pacolli: Njohja e Kosovës nga shteti i Ghanës është shumë e afërt
Prishtinë, 20 maj - Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Accra të Ghanës, ministrin e punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të këtij shteti, Alhaji Muhammad Mumuni.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.
Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, është i bindur se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës është shumë afër.
Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli do të vazhdojë në Guinea Conacry dhe Afrikën Qendrore.