Pacolli largohet nga salla, pasi nuk ishte në krye të tavolinës
Prishtinë, 19 mars - Zëvendëskryeministi, Bexhet Pacolli është larguar nga salla e takimit me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, pasi nuk i kishin caktuar karrigen në krye të tavolinës por në fund të saj.
Pacolli largohet nga salla ku ishte prezent presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zv/kryeministri Hajredin Kuqi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj shkruna Indeksonline.
Në këtë takim marrin pjesë të gjithë krerët e partive politike dhe janë të renditur sipas votave të marra nga qytetarët.