19 Janar 2025

Pacolli kundërshton krahasimin e Krimesë me Kosovën

Prishtinë, 23 mars - Miliarderi Kosovar, zëvendëskryeministri  i qeverisë, Behgjet Pacolli, shfaqet tepër kritik  ndaj krahasimeve të presidentit  të Rusisë, i cili bëri paralele mes konfliktit në Krime dhe situatës së Kosovës.

UDDEVALLA. Putin krahason marrjen e Krimesë në Kosovën. Por tani vjen një përgjigje nga miliarderi i Kosovës dhe zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli.

- Spastrimin etnik që ndodhi në Kosovë, Putini nuk mund ta krahasojë me situatën në Krime, shprehet Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Uddevalla.

Ai nisi rrugëtimin si një djalë i një familjeje me dhjetë fëmijë. Tani ai udhëheq një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit,  Mabetex Group, e cila tani ka kapital  miliardësh  duke qenë kampione në industrinë e ndërtimit. Kompania e tij ishte e autorizuar për rinovimin e Kremlinit, qendra të energjisë në Moskë, etj.

Tani ai është zëvendëskryeministri i Kosovës, vendi ballkanik që shpalli pavarësinë e tij nga Sërbia gjashtë vite më parë. Qëndrimet e Vladimir Putinit  bënë që Kosova në  javët e fundit të vijë sërish në axhendat e debateve të politikës botërore, përmes njeriut që tani  qëndron në qendër të lajmeve në mediet botërore, presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti rus, gjatë prezantimit të Krimes si  pjesë të Rusisë, krahasoi disa herë në dekleratën e tij ketë problem me rastin e Kosovës. Ai ka mohuar se ka ndodhur  një ndërhyrje ushtarake në Krimenë ukrainase. Mirëpo ai krahasoi ndërhyrjen në Krime me ndërhyren e forcave të NATO- s në Kosovë.

Përkundër këtyre krahasimeve të Putinit, kritika të forta erdhën  nga Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Uddevalla.

- Ne kemi dëgjuar në shtypin ditor të krahasimeve që Putini përmend Kosovën. Por Krimeja dhe Kosova nuk mund të krahasohen, shprehet Behgjet Pacolli.

Ai përmend se Kosova ka pasur arsyet e saja për të marrë mbështetjen e Perëndimit, dhe se, kur vendi në vitin 2008 shpalli pavarësinë nga Sërbia, kjo është bërë pjesërisht me mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. 107 vende e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës. Por ai theksoi se Rusia nuk është njëra prej tyre.

- Arsyeja në rastin e Kosovës  ishte humanitare. Sepse Sërbia ka qenë e angazhuar  në spastrimin etnik, tha Pacolli, dhe përmend se si shqiptarët, edhe pse ata janë shumicë në Kosovë, nuk kanë të njëjtat të drejta si sërbët dhe janë vazhdimisht të nënshtruar prej diskriminimit etnik.

Lufta e përgjakshme në Kosovë 1998-1999 solli mbi 10.000 viktima civile, shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

- Një milion njerëz u detyruan të largohen. Kjo ndodhi për shkak se njerëzit kishin  humbur të drejtat e tyre. Prandaj,  problemi  i Krimesë nuk ka të krahasuar me Kosovën, tha Behgjet Pacolli duke iu përgjigjur presidentit Vladimir Putin.

\"Shqiptari më i pasur në botë\"
Politikani liberal  62 vjeçar njihet  si shqiptari më i pasur në botë. Ai deklaroi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 një pasuri prej 3.7 miliardë eurosh. Vizita e tij në Suedi zhvillohet pas ftesës së këshilltarit komunal, Magnus Jacobsson (KD), dhe Naim Murselit, kandidat parlamentar (KD), shqiptarë dhe miq të Kosovës e Pacollit, kohët e fundit vizituan  Kosovën. Tani pritet një vizitë kthyese për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB.

 - Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi shpallur dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jetë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave, tha Behgjet Pacolli, i cili të premten vizitoi disa kompani në Gothenburg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)