Pacolli: Kiribati njeh shtetin e pavarur të Kosovës
Prishtinë, 22 tetor - Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar njohjen më të re të shtetit të pavarur të Kosovës nga Republika e Kiribatit.
Njohja është konfirmuar dje përmes Sekretares së shtetit të kwsaj Republike.
Me 21 shtator, në New York, Behgjet Pacolli, ishte takuar me kryeministrin e Kiribatit nga i cili kishte marrë premtimin për njohje të shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës.
Kjo njohje vjen në momente të rendësishme për Kosovën, në një kohë kur Ministria e Punëve të Jashtme funksionon vetëm me zëvendësministër dhe vendi është në një krizë të thelle institucionale.
Njohja nga Kiribati dëshmon edhe njëhere se lobimi i Presidnetit të AKR-së, po vazhdon me rezultate të reja të cilat janë të domosdoshme për shtetin e pavarur të Kosovës.
Kiribati është një ishull i vogël me sipërfaqe prej 811 kilometra katrorë i cili gjendet në qendër të Oqeanit Pacifik.
Z.Pacolli në konferencën e sotme ka premtuar, se është duke punuar vecanërisht me një shtet sic e quajti ai të vështirë dhe beson se shumë shpejtë do të ketë njohje të reja.