18 Maj 2024

Pacolli kërkon njohje nga vendet afrikane

Adis Abeba, 15 korrik - Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Adis Abeba të Etiopisë, udhëheqës të disa vendeve të Unionit Afrikan, që po marrin pjesë në konferencën e kësaj organizate.

Zëvendëskryeministri Pacolli është takuar, me presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikëete dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij shteti, Bernard Membe.

Edhe gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga Tanzania dhe vendet tjera të SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës jugore, ku bën pjesë edhe Tanzania). Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se është shënuar progres i madh në këtë drejtim megjithëse ende nevojitet punë për t’u bërë.

Pacolli takohet me zv/presidentin e Togos

Po gjatë punimeve të kësaj konference, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Togos, Koffi Esau, me të cilin ka diskutuar për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran. Zëvendëskryeministri Pacolli ka argumentuar arsyet dhe nevojën që Kosova të njihet edhe nga ato shtete afrikane që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

Gjatë punimeve të konferencës së vendeve të Unionit të Unionit Afrikan, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministra të punëve të jashtme të disa prej vendeve të këtij unioni.

Ai është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Kenias, prof. Sam K. Ongeri, ministrin e punëve të jashtme të Sudanit Jugor, Nhial Deng Nhial,ministren e punëve të jashtme të Afrikës së Jugut, Maite Nkoana-Mashabane, ministrin e Ekonomisë Ebrahim Patel, ministrin e punë të jashtme të Sychelle, Jean Paul Adam.

Gjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar edhe njëherë, nga shtetet përkatëse që të procedojnë me njohjen e Republikës së Kosovës, si vendimi më i drejtë dhe që është në pajtueshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare, thuhet në fund të njoftimit të zyrës së zv/kryeministrit Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)