Pacolli ka bindjen se presidetja Jahjaga po e injoron
Prishtinë, 21 mars - Behgjet Pacolli ka bindjen se presidetja e vendit, Atifete Jahjaga po e injoron edhe pse ai e ka ndihmuar për të qenë në atë pozicion.
Pacolli, një ditë më parë braktisi një nga mbledhjet e saj pasi nuk i është dhënë prioritet për ta ulur në vend qendror.
Duke qenë se është zv/kryemistër Behgjet Pacollit i takonte të ulej në vendin qendror pasi edhe kryeministri Thaçi mungonte. Por vendin e tij e kishte zënë Hajredin Kuçi.
Gazeta Tribuna shkruan se me protokoll ai vend i ka takuar Pacollit. Edhe pse me protokoll të Zyrës së Presidentes ishte paraparë që vendosja e të pranishmeve në mbledhjen e Këshillit për Integrime Evropiane të bëhej sipas rangjeve zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.