Pacolli: Jemi në balotazh në dy qytete të mëdha
Prishtinë, 4 nëntor - Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Presidenti I Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mbajtur konferencë për media.
I pari I AKR-së, zgjedhjet i ka cilësuar si të suksesshme, ai ka përmendur dy Komunat në të cilat partia e tij është në balotazh, atë të Gjakovës dhe të Mitrovicës.
Pacolli ka thënë së janë rritur në votë më dallim nga zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet e djeshme në pikëpamje të organizimit shënuan një hap të madh në pjekurinë demokratike të Kosovës dhe shtetit të saj. Ato treguan një nivel të mirë të pjesëmarrjes së popullit në zgjedhje. Kjo është dëshmi e dëshirës së popullit për të marrë vetë fatin e qeverisjes në duart e veta."
"Megjithë problematikën në veri zgjedhjet treguan se shteti i Kosovës po vendos ngadalë, por sigurt kontrollin e vet në gjithë territorin. Pjesëmarrja zyrtare është 45-50 për qind dhe sipas kalkulimeve tona, (me pastrimin e listave), pjesëmarrja reale është rreth 70 për qind", ka theksuar Pacolli.
AKR del në këto zgjedhje si partia e parë në Gjakovë, partia e dytë ose e tretë në Mitrovicë, etj.
Dy kandidatë të AKR respektivisht Mimoza Kusari Lila në Gjakovë dhe Agim Bahtiri në Mitrovicë, janë në balotazh, në dy nga komunat më të mëdha të Kosovës.