Pacolli, Jagxhillar, Agani, Krasniq janë me Ramazan
Prishtinë, 10 korrik - Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, kamerieri i bufesë së qeverisë i cili zakonisht e shërben kabinetin qeveritar në fillim të mbledhjes, i ka kthyer prapa 6 kafe të porositura. Arsyeja: disa prej ministrave të Qeverisë agjërojnë Ramazanin!
Ata thonë se nuk e kanë të vështirë ti kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë para vetës, pavarësisht se këtë muaj ia kanë shtuar vetës edhe një obligim ndaj parimit islam, siç është agjërimi i muajit të shenjtë, muajit Ramazan.
Ministrat e kabinetit Thaçi nuk po i pengojnë as temperaturat e larta atmosferike, e as aktivitetet e shumta politike, sidomos ato në përmbushjen e agjendës për liberalizim të vizave, që ti përkushtohen me tërë shpirtin e tyre për të përmbushur edhe një ndër obligimet e parimit islam.
Megjithëse nuk janë të shumtë në numër, megjithatë edhe në kabinetin e Thaçit ka të atillë që kanë filluar të agjërojnë Ramazanin.
Ata që tashmë dihen se me vite i përkushtohen edhe islamit, mbajnë edhe poste politike e institucionale dhe nuk e shohin si pengesë në punën e tyre agjërimin e Ramazanit.
Pra janë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministrat Mahir Jagxhillar, Ferid Agani, e në disa raste edhe Memli Krasniqi, ata që janë më së shumti të përkushtuar përveç politikës, edhe me nder të kryejnë edhe obligimet fetare, shkruan sot gazeta Bota sot