16 Janar 2025

Pacolli - Hoxhaj, në sherr të përjetshëm

Prishtinë, 13 maj - Njohjet e Kosovës janë sebepi i sherrit mes zv/kryeministrit Behgjet Pacollit dhe Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj.

Ky sherr ka nisur qysh në qeverinë e kaluar,kur Pacolli ishte në opozitë, atë kohë me Ministrin Skënder Hysenin dhe me të njëjtin intensitet vazhdon ende.

I fundit është Ministri Hoxhaj që ka mohuar njohjen nga Shteti i Malit.

“Unë e kam thënë një qëndrim i cili është përcjellë me nervoz brendapërbrenda në qeveri, por si Ministër i Jashtëm jam i detyruar që ta mbroj kredibilitetin e Kosovës.\"

\"Mali nuk e ka njohur Kosovën, ka ndodhur një keqkuptim i joni si qeveri në komunikim me Malin dhe me opinionin publik. Dhe unë si qytetar dhe si ministër kam kërkuar falje për këtë keqkuptim, por Mali asnjëherë nuk e ka njohur Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj për gazetën “Kosova Sot”.

Behgjet Pacolli kishte marrë merita për njohjen nga Mali. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)