Pacolli: Gaboni pritet ta njohë Kosovën sot ose nesër
Prishtinë, 25 gusht - Zyra e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se sot do ta prezantojnë njohjen e radhës për shtetin e Kosovës.
Një shtet nga vendet e CARICOMit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë ditës, njohja bëhet publike, ka thënë Jetlir Zymberaj, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.
Pacolli e ka njoftuar kabinetin qeveritar detajisht për procesin e lobimit që ka zhvilluar në Afrikë, ndërsa ka shtuar se Gaboni sot ose eventualisht nesër, do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kurse Nigeria, një shtet mjaft i fuqishëm në këtë kontinent, do ta njohë gjatë javës së ardhshme.
Pacolli ka deklaruar që është takuar me presidentin e shtetit të Nigerisë, Goodluck Jonathan, i cili tashmë ka dhënë urdhrin për shkrimin e notës verbale.
Madje ai ka shtuar se edhe Mali e Togo pritet që ta njohin shtetin e Kosovës, ndërsa ka deklaruar se Karikomi ka tërhequr vendimin për njohje si organizatë, duke vendosur që secili vend veç e veç të vendos nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Njohja do të prezantohet nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë është kthyer në Prishtinë, bashkë me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme