Pacolli fillon një turne lobues në disa vende të Afrikës
Prishtinë, 12 maj - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar një turne lobues në disa vende të kontinentit të Afrikës.
Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri Pacolli, është duke qëndruar në Sychelles, ku do të takohet me autoritetet më të larta të këtij shteti.
Sipas agjendës, turneu lobues i zotit Pacolli do të vazhdojë në Kongo Brazavile dhe në Guinenë Ekuatoriale, ku priten takime me udhëheqës nga këto dy shtete.
Gjithashtu, janë duke u pritur konfirmimet për takime edhe nga autoritetet e Togos dhe Malit.