Pacolli: Fëmijët nuk do të vdesin më nga pakujdesia e shtetit
Vushtrri, 3 tetor - Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ditën e shtatë të fushatës zgjedhore e ka nisur në tubimin e madh në Komunën e Vushtrrisë.
Para qindra simpatizantëve të AKR-së, Pacolli ka premtuar se komuna e Vushtrrisë nuk do të mbetët vend i pazhvilluar dhe ku qytetarët e saj udhëtojnë në qytetet tjera për të punuar. Vushtrisë do ti kthen fabrikat e dikurshme.
E kjo mund të ndodhë vetëm me qeverisjen e AKR-së, pasi të tjerët edhe ashtu treguan se nuk dinë të zbatojnë programin e AKR-së të cilin e kanë vjedhur.
Ata kanë kujtuar se dinë ta zbatojnë programin ekonomik të AKR-së, por dëshmuan se nuk dinë. AKR-ja e ka dëshmuar se ka njerëz që kanë aftësi të dëshmuara profesionale dhe vullnet për ta arritur këtë, ne e njohim botën, globalizimin dhe siç e kemi cekur edhe në program dijmë ta shndërrojnë Kosovën në një destinacion të njohur në hartën e botës, duke e ndërlidhur ekonominë e saj me tregjet ndërkombëtare, duke thithur investime të brendshme dhe të jashtme, duke tërhequr investitorë kredibil në fushën e minierave, me brende të njohura ndërkombëtarisht në fushën e agrobiznesit, me kompani me nam të industrisë së shërbimeve, tha Pacolli.
Në Vushtrri, kandidati për kryeministër i AKR-së, u premtoi të gjitha nënave dhe baballarëve se më as edhe një fëmijë nuk do të vdes në mungësë të përkujdesit shtetrorë.
Pas 15 vjet lirie, ne sot ballafaqohemi me varfëri të skajshme ku njerëzit vdesin në mungesë të pakujdesit shëndetësorë. Dje vdiq një djal 15 vjec nga sëmundja, për mungesë të kujdesit shëndetësorë. Shteti ynë nuk ishte në gjendje të paguaj as rrugën për shërimin e atij djali. Sa njerëz sot vuajn prej sëmundjeve të tilla e të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë shërbimet e tyre.
\"Është turp pë rata njerëz që qeverisën digasteret e shëndetësisë për 15 vjet pas luftës dhe nuk arritën që të zhvillojnë një sistem shëndetësor që përkujdeset për shëndetin e fëmijëve tanë.\"
\"Nëse AKR-ja vjen në krye të qeverisë, ju premtoj juve nënave dhe baballarëve se fëmijët e juaj nuk do të vdesin më nga pakujdesia e shtetit, premtoi Pacolli.
Kandidatja për deputet e AKR-së nga që vjen nga komuna e Vushtrrisë, Arta Haxhaj, u premtoi qytetarët se pushteti nuk do ta ndryshojë atë, përkundrazi do të përkujdeset edhe më shumë për qyetetarët e Vushttrisë.
Nese në nuk do të jem ajo që kamë qenë deri më tani, nuk do të mbajë postin e deputetës. Lista e AKR-së nuk ka njerëz që i prish pushteti dhe paraja, këtë e kemi dëshmuar, tha Haxhaj.