Pacolli e ka përkrahjen për president
Prishtinë, 19 mars - Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Ibrahim Makolli ka thënë se pas procesit të brendshëm zgjedhor kjo parti do të jetë edhe më e fuqishme në skenën politike.
Ai ka treguar se Behgjet Pacolli e ka përkrahjen për tu zgjedhur president i partisë edhe për një mandat.
Deri më tani në nëndegë edhe në degë gjithandej Kosovës ka një përkrahje të gjerë për Pacollin president, ka thënë Makolli.
Ai ka bërë me dije se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe se Kuvendi i AKR-së pritet të mbahet në maj.(Epoka e re)