Pacolli dhe Kusari - Lila udhëtojnë për në Berlin
Prishtinë, 14 qershor - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, udhëtojnë për në Berlin të Gjermanisë.
Të dy përfaqësuesit e qeverisë do të marrin pjesë në konferencën e pestë ekonomike për Evropën Juglindore Përforcimi i bashkëpunimit- tejkalon kufijtë që do të mbahet me 15 dhe 16 qershor 2011
Konferenca organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Gjermane