03 Maj 2024

Pacolli, biznesmen i zoti e diplomat i dështuar

Prishtinë, 1 tetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është treguar biznesmen i shkathët në Nigeri por diplomat i dobët.

Edhe pse ka qëndruar për një kohë të gjatë në Nigeri, ai nuk ka mundur të siguronte njohjen Kosovës nga shteti më me ndikim në Afrikë,

Por, ka nënshkruar një memorandum që garanton investim prej 1.4 miliardë dollarësh në këtë vend. Lidhur me këtë memorandum ai nuk ka folur kurrë në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe i Investimeve i Nigerisë, Olusegun Aganga, ka dhënë informatën zyrtare për investimin në vendin e tij që do ta bëjë konsorciumi evropian, “Seagas Services Limited” dhe “Oceanmar Services Limited”, i përfaqësuar nga Pacolli. Aganga dhe Pacolli kishin vënë firmat në memorandum mbrëmjen e 19 shtatorit në Abuja, raportoi Koha Ditore.

Ministri Aganga i kishte ofruar premtimin për mbështetje të firmave. Ai ka konfirmuar se investimet do të bëhen në fushën e energjisë, rafinerisë dhe në ndërtim banesash.

“Pas një numri diskutimesh ne kemi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për shumën e vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh për të investuar në disa prej këtyre fushave”, ka thënë Aganga, duke shfaqur shpresën se me to do të shtoheshin edhe vendet e punës për nigerianët. “Në mënyrë të veçantë, paratë do të investohen në sektorët e energjisë, në rafineri dhe në strehim”.

Pacolli, duke folur edhe në cilësinë e përfaqësuesit të firmave evropiane investuese, e edhe në cilësinë e zëvendëskryeministrit për investime dhe për marrëdhënie ndërkombëtare, ka thënë në ceremoni se vendimi ishte bazuar në potenciale të mëdha investimi, të pashfrytëzuara në Nigeri, si dhe në prospektet e Nigerisë si një treg në zhvillim.

Njeriu që ka hyrë në politikë me bagazhin prej biznesmeni është pasaniku më i madh ndër shqiptarët. Pasuria e tij vlerësohet të jetë më e madhe se 1 miliard euro. Është pronar i firmës ndërtimore “Mabetex”, me të cilën ka zhvilluar veprimtarinë kryesisht në vendet e Lindjes.

Pacolli sivjet për disa ditë ka shijuar majën e pushtetit. PDK-ja ia dha postin e presidentit, si kundërvlerë për t’iu bërë partner koalicioni. Pesë muaj më parë është bërë zëvendëskryeministër i ngarkuar për të lobuar për njohje dhe për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, disa kohë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e tij president ishte e jashtëligjshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)