Pacolli angazhohet për gjetjen e z. James Berisha
Prishtinë, 26 gusht - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli ka përcjellë me shqetësim, nga fillimi, humbjen e kontakteve me z. James Berisha dhe po angazhohet me përkushtim për gjetjen dhe vendosjen e kontakteve me të.
Zv.Kryeministri, z. Pacolli është duke shfrytëzuar të gjithë kontaktet e tij me atë pjesë të botës, respektivisht me Sudanin dhe Asmara, Eritrea nga ku është paraqitur për herë të fundit, z. James Berisha, me datë 15 gusht 2011. Gjithashtu janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me njerëz të afërt të z. Berisha.