Pack thotë se Serbia duhet normalizuar raportet me Kosovën.
\"Nëse keni dëgjuar qëndrimet e mia në javët dhe muajt e fundit, do të kujtoni se kam thënë se Serbia duhet ti përmbushë kushtet që të tjerët është dashur ti përmbushin gjithashtu, kur bëhet fjalë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian\", ka pohuar ajo.
Deputeje gjermane ka theksuar se Serbia, nëse dëshiron ti bashkohet BE-së, me të arritur në përfundim të këtij procesi, i cili do të zgjasë disa vjet, duhet të dëshmojë se ka normalizuar raportet me Kosovën.
\"Nuk mund të hysh në Bashkimin Evropian pa vendosur raporte miqësore me fqinjët e parë. Por, se si do të rregullohen këto raporte kjo është çështje krejt tjetër\", ka pohuar ajo.
Megjithatë, ajo mendon se Serbia tash duhet ti përmbushë të gjitha kushtet, në mënyrë që të mund ti fillojë negociatat e para për anëtarësim në BE. Pack ka theksuar se negociatat zgjasin shumë dhe se Serbia duhet ti zgjidhë problemet me Kosovën, ndonëse nuk mund ta dimë që tani se si do të duket kjo zgjidhje. Ajo që është e qartë është se Serbia duhet të heqë dorë nga politika e vendosjes së barrierave për Kosovën, përkatësisht duhet të pranojë që edhe Kosova të bëhet anëtare e BE-së\", ka vlerësuar Pack.